Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj paraqitet në SPAKIsh-ministrja e Financ…
Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj paraqitet në SPAK
Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) këtë të premte. Denaj është paraqitur në SPAK rreth orës 10:40, ndërsa nuk dihen ende arsyet se përse është thirrur.
Kujtojmë se Denaj mori postin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë në dhjetor të vitit 2018, duke zëvendësuar në këtë detyrë Arben Ahmetajn.
Ajo qëndroi në këtë detyrë deri në shtator të vitit 2021, kur u zëvendësua nga ministrja aktuale e Financave, Delina Ibrahimaj.