Ish-partnerja akuzon këngëtarin e famshëm për abuzim dhe dhunë fizike
Këngëtari i repit, Sean “Diddy” Combs është akuzuar për përdhunim dhe trafik seksual nga një këngëtare.
Ish e dashura e tij, Casandra Ventura ka ngritur padi, duke deklaruar se kishte qenë e bllokuar për një dekadë në një cikël abuzimi dhe dhune.
Combs, i cili gjithashtu ka marrë emrin e skenës Puff Diddy, i ka mohuar akuzat, duke e akuzuar këngëtaren se po përpiqet ta zhvatë atë. Avokati i tij tha se pretendimet ishin “fyese dhe skandaloze”.
Ventura, një këngëtare dhe kërcimtare që performon nën emrin skenik Cassie, pretendon se Combs e përdhunoi dhe e rrahu atë për më shumë se 10 vjet, duke filluar kur ajo ishte 19 vjeç dhe ai 37.
“Pas vitesh në heshtje dhe errësirë, më në fund jam gati të tregoj historinë time”, tha ajo në një deklaratë.
Padia përfshin përshkrime të shumta grafike të abuzimit të dhunshëm që ajo thotë se ndodhi pasi ajo u takua me reperin në vitin 2005.
Padia e etiketon muzikantin një “abuzues serial në familje”, i cili e ka rrahur dhe rregullisht Venturën.
Në një deklaratë, avokati i Combs tha se Ventura kishte kërkuar 30 milion dollarë nën kërcënimin e shkrimit të një libri të dëmshëm për marrëdhënien e tyre./ BBC