Ish-partnerja akuzon këngëtarin e famshëm për abuzim dhe dhunë fizike

Këngëtari i repit,  Sean “Diddy” Combs është akuzuar për përdhunim dhe trafik seksual nga një këngëtare.

Ish e dashura e tij, Casandra Ventura ka ngritur padi, duke deklaruar se kishte qenë e bllokuar për një dekadë në një cikël abuzimi dhe dhune.

Combs, i cili gjithashtu ka marrë emrin e skenës Puff Diddy, i ka mohuar akuzat, duke e akuzuar këngëtaren se po përpiqet ta zhvatë atë. Avokati i tij tha se pretendimet ishin “fyese dhe skandaloze”.

Ventura, një këngëtare dhe kërcimtare që performon nën emrin skenik Cassie,  pretendon se Combs e përdhunoi dhe e rrahu atë për më shumë se 10 vjet, duke filluar kur ajo ishte 19 vjeç dhe ai 37.

“Pas vitesh në heshtje dhe errësirë, më në fund jam gati të tregoj historinë time”, tha ajo në një deklaratë.

Padia përfshin përshkrime të shumta grafike të abuzimit të dhunshëm që ajo thotë se ndodhi pasi ajo u takua me reperin në vitin 2005.

Padia e etiketon muzikantin një “abuzues serial në familje”, i cili e ka rrahur dhe rregullisht Venturën.

Në një deklaratë, avokati i Combs tha se Ventura kishte kërkuar 30 milion dollarë nën kërcënimin e shkrimit të një libri të dëmshëm për marrëdhënien e tyre./ BBC

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shqipëria turistike në Berlin, Kumbaro: Sfida, turizmi elitar dhe strukturat akomoduese

Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…

56 minutes ago

Real-Atletico, Simeone: Ta shijojmë

Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…

58 minutes ago

Reali, Ancelotti: Me Atleticon vendoset në ndeshjen e kthimit

Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…

59 minutes ago

Arsenali, Arteta nuk i zë besë PSV-së: Eliminuan Juven

Liga e Kampioneve, faza e 16-shes,  në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…

1 hour ago

Futsal Euro 2026: Sfida e radhës me Kazakistanin, trajneri Resuli fton 13 futbollistë

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…

1 hour ago

Granit Xhaka përpara duelit me Bajernin: Mos na konsideroni favoritë, dimë se si munden bavarezët!

Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…

1 hour ago

This website uses cookies.