Ish-portieri i Zimbabves humb jetën katër muaj pas atakut kardiak

6554951a58ab4571ba7c098584372a4d
Një tjetër tragjedi ka goditur Afrikën dhe botën e futbollit. Pak orë më par është gjendur i pa jetë në shtëpinë e tij ish-portieri i kombëtares të Zimbabves.
Xhorxh Çigova ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare vetëm katër muaj pasi kishte pësuar një atak kardiak teksa stërvitej me ekipin e SuperSports Junajtid në Afrikën e Jugut.
Në atë kohë trajneri i ekipit la të kuptohej se diçka nuk shkonte me zemrën e futbollistit dhe se askush nuk kishte hedhur dritë mbi sëmundjen e tij.
Çigova kishte qene aktiv edhe në rrjetet sociale ku më 15 nëntor kishte shkruar: “Ç’do ditë është një bekim, hidhni pas krahëve gjërat e këqija dhe falenderoni Zotin për të mirat që kemi”.
Humbja e Çigovës është vetëm e radhës për vendin afriakan. Edhe ish-lojtari Rahman Gumbo ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak, por mjekët ende nuk kanë dhënë ende zyrtarisht përgjigjen e autopsisë.