Ish-Presidenti Bamir Topi: Për mua kjo PD e ka mbyllur ciklin e vetë. Basha duhet të zhvillojë aksion politik

Ish Presidenti Bamir Topi  si njohës i mirë i politikës në vend ka komentuar situatën politike dhe sidomos atë në kampin opozitar.

Duke qenë në atë formacion politik prej shumw kohwsh dhe nw pozitat e kreut të shtetit , Bamir Topi u shpreh se është një situatë e keqe për shkak të fragmentarizmit të fragmenteve të ndryshme politike sidomos në kampin opozitar

“Është një betejë pa asnjë lloj sensi, që ka filluar prej kohës që të bëhet për një sigël, për një emër, një betejë sipërfaqësore. Për mua kjo situatë tregon që askush nuk është i përshtatshëm në publik por duan të mbajnë emrin dhe siglën të një partie”, u shpreh Topi.

Sipas tij, fakti që të gjithë sot po luftojnë kush të marr siglën e partisë dhe nuk kërkojnë mbështetjen e popullit tregon se këta e kanë humbur besimin te shoqëria.

“Fakti që këta po merren me siglën dhe emrin nuk janë të pëlqyeshëm në publik. Për  mua kjo PD- e ka mbyllur ciklin e vetë. Ata nuk kanë sensin e të bërit një analizë politike të sinqertë.  Ky është një cikël biologjik që ndodh dhe në politikë”, thekson Topi.

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar dhe liderin e PD-së, z. Basha, ku sipas tij, bëri një zgjedhje po sa të rëndësishëm por dhe të diktuar për të nxjerr non-grata ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Basha ka një lloj shkëputje, ndarje nga ai mentalitet ndaj të cilit dhe vetë z. Basha ka qenë i përfshirë dhe i mbështetur më parë. Mesa duket vjen një moment kur gjerat e rëndësishme u evidentuan, bëri që Basha bëri një vendimmarrje të rëndësishme por dhe të detyrueshme”, u shpreh ai.

Sipas Topit, Lulzim Basha nuk mund të zhvillonte politikën nëse nuk do të kishte të njëjtën kohezion me ata që ne i konsiderojmë partner të rëndësishëm politik dhe strategjik

“Uroj që Basha të gjej forcën jo vetëm të shkëputet por të ndërtoj marrëdhënie, të forcoj PD dhe opozitën duke ardhur nga aksioni politik duke tejkaluar aktualitetin”.

Ish-presidenti Topi kujton dhe momentin kur ka qenë kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, kur thotë që ne historikisht për sa i përket Reformws Zgjedhore  kemi bashkëpunuar me PS-së me një komision bipartizan.

Sipas tij, sot nuk ka debat pse po bashkëpunojnë me PS-në, por kush do e përfaqësoj opozitën.

“Kryetarët e partive duhet të largohen nga sindroma e vjedhjes.  Reforma Zgjedhore duhet të departizojë komisionet duke mos çuar militant dhe njerëz të dhunshëm por me jurist dhe intelektual” shton ai.

Gjithashtu ish-Presidenti ka kujtuar dhe disa ngjarje gjatë kohës kur ka qenë në funksionin e Kreut të Shtetit dhe që e kanë ndarë një herë e mirë nga ish-kryeministri Berisha.

“21 janari ditë shumë tragjike.  Ngjarjet e Gërdecit dhe ndryshimet e Kushtetutës në natën e 21 prillit 2008, ishin disa nga ngjarjet që kanë shënjuar marrëdhëniet e mia me ish-kryeministrin e kohës Sali Berisha”, përfundon Presidenti Bamir Topi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.