Ish-presidenti i federates kineze të futbollit dënohet me burgim të përjetshëm
Chen Xuyuan, ish-presidenti i CFA-së, Federatës Kineze të Futbollit, është dënuar me burgim të përjetshëm për korrupsion, sipas disa mediave kineze të cituara nga BBC. Janarin e kaluar Xuyuan u deklarua fajtor për marrjen e ryshfeteve me një vlerë totale prej rreth 8 milionë euro.
Dënimi i tij vjen pasi presidenti i vendit, Xi Jinping, filloi një goditje të ashpër ndaj korrupsionit, veçanërisht në sektorin bankar, ushtri dhe sport.
Në lidhje me futbollin, muajt e fundit janë hetuar dhjetëra trajnerë dhe lojtarë. Sipas aktakuzës, Chen Xuyuan pranoi para dhe sende me vlerë në këmbim të ndihmës për marrjen e kontratave në planifikimin dhe organizimin e ngjarjeve sportive.