Ish-presidenti i Hondurasit dënohet me 45 vjet burg për trafik droge
Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez, është dënuar me 45 vjet burg dhe një gjobë prej 8 milionë dollarësh për trafik droge.
Ai ka mohuar më parë akuzat kundër tij dhe në dënimin e tij të mërkurën këmbënguli se ai është i pafajshëm dhe se ishte “akuzuar gabimisht dhe pa të drejtë”.
Në mars, një juri në Nju Jork e shpalli Hernandez-in fajtor për tre akuza për trafik droge pas një gjyqi dy-javor në gjykatën federale të Manhatanit. Ai i mohoi akuzat
Ai u ekstradua nga Hondurasi pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë ngriti kundër tij tre akuza për trafik droge dhe armë zjarri në vitin 2022.
Prokurorët e kishin akuzuar Hernandez, 55 vjeç, për komplot me kartelet e drogës gjatë mandatit të tij, ndërsa ata transportonin më shumë se 400 ton kokainë përmes Hondurasit drejt Shteteve të Bashkuara.
Në këmbim, thanë prokurorët, Hernandez mori miliona dollarë ryshfet që i përdori për të nxitur ngritjen e tij në politikën e Hondurasit.
Hernandez ishte president i Hondurasit nga viti 2014 deri në vitin 2022.