Ish- presidenti i KE-së, Tusk: Qeveria polake ‘thikë pas shpine’ Ukrainës
Ish-presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, akuzoi të enjten sot qeverinë polake për “goditje me thikë politike pas shpine ndaj Ukrainës”. Sipas tij, vendimi i qeverisë polake për të bllokuar armët për Ukrainën bëhet vetëm për përfitime elektorale para zgjedhjeve parlamentare të 15 tetorit.
Tusk, lideri i Koalicionit Qytetar të Polonisë, iu drejtua në një konferencë për shtyp në Kalisz, ku iu referua deklaratës së kryeministrit Mateus Moraviecki, i cili tha mbrëmë se Polonia nuk do të transferonte asnjë armë tani për tani në Ukrainë, sepse “ne do të armatosemi me armët më moderne”.
“Ata (qeveria e PiS) kanë rrezikuar interesat tona, kanë dhënë pothuajse të gjitha armët që mund të jenë të dobishme në front dhe në fund po e prishin këtë investim në marrëdhëniet polako-ukrainase. Kjo është krejtësisht e papranueshme. Gjëja më e keqe është se sot ky përshkallëzim, nëse vazhdon, të dyja palët si Kievi ashtu edhe Varshava, janë afër humbjes së asaj që ishte një mundësi e madhe për të gjithë rajonin, për Poloninë dhe Ukrainën, solidaritetin polako- ukrainas kundër agresionit rus, ndihmën për Ukrainën që të fitojë luftën me Rusinë, miqësinë polake-ukrainase dhe një politikë racionale, bindëse kur bëhet fjalë për barrën që mbajmë”.- tha Tusk. Sky