Categories: BotaLajmePolitikë

Ish- presidenti i KE-së, Tusk: Qeveria polake ‘thikë pas shpine’ Ukrainës

Ish-presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, akuzoi të enjten sot qeverinë polake për “goditje me thikë politike pas shpine ndaj Ukrainës”. Sipas tij, vendimi i qeverisë polake për të bllokuar armët për Ukrainën bëhet vetëm për përfitime elektorale para zgjedhjeve parlamentare të 15 tetorit.

Tusk, lideri i Koalicionit Qytetar të Polonisë, iu drejtua në një konferencë për shtyp në Kalisz, ku iu referua deklaratës së kryeministrit Mateus Moraviecki, i cili tha mbrëmë se Polonia nuk do të transferonte asnjë armë tani për tani në Ukrainë, sepse “ne do të armatosemi me armët më moderne”.

“Ata (qeveria e PiS) kanë rrezikuar interesat tona, kanë dhënë pothuajse të gjitha armët që mund të jenë të dobishme në front dhe në fund po e prishin këtë investim në marrëdhëniet polako-ukrainase. Kjo është krejtësisht e papranueshme. Gjëja më e keqe është se sot ky përshkallëzim, nëse vazhdon, të dyja palët si Kievi ashtu edhe Varshava, janë afër humbjes së asaj që ishte një mundësi e madhe për të gjithë rajonin, për Poloninë dhe Ukrainën, solidaritetin polako- ukrainas kundër agresionit rus, ndihmën për Ukrainën që të fitojë luftën me Rusinë, miqësinë polake-ukrainase dhe një politikë racionale, bindëse kur bëhet fjalë për barrën që mbajmë”.- tha Tusk. Sky

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

11 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

12 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

12 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

12 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

12 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

12 hours ago

This website uses cookies.