Ish presidenti Meta
Kryetari Partisë së Lirisë, ish presidenti Ilir Meta, akuzoi maxhorancën se po synon asgjësimin e opozitës duke ndryshuar rregulloren e parlamentit.
“Ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit të bëra në mënyrë arbitrare dhe përjashtuese synojnë asgjësimin e opozitës dhe parlamentarizmit” reagoi zoti Meta në një status në rrjetet sociale. Sipas tij “pezullimi i mandateve të deputetëve në këtë mënyrë antikushtetuese është i papranueshëm”.
Ish presidenti i cili udhëheq Partinë e Lirisë, partia e dytë në grupimin opozitar në parlament, u shpreh se “Vetëm plotësimi i kërkesave të opozitës rikthen normalitetin në Kuvend dhe garanton rolin e tij kontrollues ndaj qeverisë”.
Deklarata e zotit Meta vijnë pasi parlamenti miratoi ndryshimet në rregulloren parlamentare të enjten mes kaosit të shkaktuar nga deputetët e opozitës dhe tymueseve të ndezura prej tyre.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka deklaruar për mediat se deputetët e opozitës që shkelin rregulloren e Kuvendit do të përjashtohen. ” Nuk është normale dhe për mendimin tim është vepër penal të ndezësh zjarr në sallën e Parlamentit, që është moment solem për ushtrimin e të drejtave të Parlamentit për të ushtruar sovranitetit që i ka deleguar populli. Nëse 23 deputetë të opozitës ndezi zjarr do të përjashtohen të gjithë” tha zoti Çuçi para gazetarëve.
Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…
Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…
Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi ,…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…
Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…
Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…
This website uses cookies.