Categories: BotaLajme

Ish-presidenti rus Medvedev: Zot, ruajna nga lufta Rusi–NATO, sepse do ishte apokalips

Ish-presidenti rus, Dmitri Medvedev, “i lutet Zotit” që vendi i tij të mos hyjë në luftë me NATO-n, pasi kjo përballje do të përfundonte veç me “apokalips” bërthamor.

Medvedevi, tanimë nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, u shpreh në rrjetin “Telegram” se një luftë me aleancën e Atlantikut Verior nuk do i linte zgjedhje tjetër Moskës.

Nëse, Zoti na ruajttë, një luftë e tillë ndodh, ajo nuk do të bëhet sipas skenarit të operacionit special ushtarak [në Ukrainë]” dhe “nuk do të zhvillohet në llogore me artileri, armatura, dronë dhe mjete luftarake elektronike. NATO është një bllok i madh ushtarak, me një popullsi pothuajse një miliard njerëz dhe buxheti i tyre i përbashkët ushtarak mund të arrijë një trilion dollarë,” shpjegoi Medvedev.

Prandaj, për shkak të potencialeve tona ushtarake [respektive] të pakrahasueshme, thjesht nuk do të kemi alternativë. Përgjigja do të jetë asimetrike. Për të mbrojtur integritetin territorial të vendit, do të përdoren raketa balistike dhe raketa të lartësisë së ulët me testata speciale [“bërthamore”, TASS]. Kjo bazohet në dokumentet tona doktrinore ushtarake dhe është e njohur për të gjithë. Dhe kjo është pikërisht [ekuivalente me] Apokalipsin e gojëdhënave. Do të jetë fundi i gjithçkaje!” theksoi Medvedev.

Sipas ish-kryeministrit rus, fajin për situatën e kanë edhe “shefat europianë, të cilët gënjejnë në mënyrë cinike qytetarët” mbi nevojën për “luftë me Rusinë”.

Që prej 24 shkurtit 2022, kur Rusia përshkallëzoi konfliktin me Ukrainën përmes pushtimit, dhjetëra mijëra ushtarë e civilë kanë mbetur viktima dhe miliona të tjerë janë shpërngulur nga vendbanimet. Ndërsa bilanci rëndohet përvit, mbi 140 shtete anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së i kanë bërë thirrje Rusisë me rezolutë që të tërhiqet nga lufta.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi në fundjanar në Uashington se nëse Rusia arrin ta pushtojë Ukrainën, përveç Europës, edhe siguria e SHBA-së do të ishte në rrezik. /TASS

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthimi i magjishëm i Shaqirit, tripletë Servetes dhe lider absolut i kampionatit

Super Liga Zviceriane ka një “zot” dhe ai quhet Xherdan Shaqiriri. Në moshën 33-vjeçare fantazisiti…

6 hours ago

Mungon vetëm zyrtarizimi, Del Piero synon postin e presidentit të federatës

Më 3 shkurt, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) do të zgjedhë presidentin e ri dhe…

6 hours ago

Dëmtohet Vinicius Jr, braziliani humbet sfidën ndaj Liverpulit

Një lajm  i keq vjen për Realin e Madridit në prag të ndeshjes së Champions…

6 hours ago

“Gruaja fshatare” e Van Gogh – Muzeu Noordbrabants pagoi 8.6 milionë euro për ta bërë të vetën

‘’Koka e një gruaje’’,(Gordina de groot), është piktura e impresionistit   Vincent van Gogh, që mbeti…

6 hours ago

16 ditët e aktivizimit kundër dhunës ndaj grave – 1 në 3 gra në Shqipëri ende përjeton dhunë

Me gjithë inkurajimin dhe mbështetjen e shtuar ndër vite për ta denoncuar dhunën me bazë…

6 hours ago

Aktivitet për festat kombëtare – Nxënësit e gjimnazit “Jordan Misja” vishen kuq e zi

Interpretime, këngë, valle dhe ngjyra kuq e zi ishin pjesë e festës në gjimnazin “Jordan…

7 hours ago

This website uses cookies.