Ish-punonjësi rikthehet në RTSH, Ilir Shkëmbi vlerëson ndryshimin rrënjësor të medias publike

Ilir Shkëmbi

Ilir Shkëmbi, rikthehet në RTSH, në një intervistë në përkujtim të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, si pjesë e Shoqatës së veteranëve të luftës, por nuk i kurseu vlerësimet pozitive për transformimin e plotë të godinës, studiove të transmetimit, por natyrisht edhe programeve.

Ai ka punuar për vite të tëra në Radio Televizionin Shqiptar dhe tashmë në pension shijon prodhimet e pasardhësve në median publike.

Vë re ndryshime të mëdha cilësore, qoftë nga aparatura ashtu edhe ndriçimi. Duket që ka tjetër frymë. Ka rritur numrin e shikuesve të televizionit. Ju uroj suksese”, shprehet Shkëmbi.

Intervista e Ilirit u realizua në studiot e rikonstruktuara totalisht të RTSH24, kanalit të lajmeve të fundit  24 orë, në 7 ditë të javës, duke i ofruar publikut, lajmin e shpejtë, të paanshëm.

Krahas teknologjisë së lartë në transmetim, RTSH24 tashmë ka përzgjedh dhe staf me gazetarë të përkushtuar e profesionistë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.