Ish-reparti ushtarak i Rrencit , godinat janë kthyer në gërmadha! Rama: Pronat e ushtrisë për turizëm

reparti i rencit

Ish-reparti ushtarak në Rrenc të njësisë Guri i Zi në Shkodër është braktisur totalisht dhe duket që dita ditës po shkon drejtë shkatërrimit.

Në vitin 2017 u prezantua projekti për kthimin e këtyre godinave në qendër multifunksionale për emergjencat civile, por një gjë e tillë sot e kësaj dite nuk ka ndodhur.

Kryeministri Edi Rama njoftoi pak muaj më parë se Ministria e Mbrojtjes do të krijojë një departament të veçantë që do të merret me administrimin e pronave të ushtrisë e për t’i kthyer ato në burim të ardhurash për zonën dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Rama u shpreh se shteti nuk do të heqë dorë nga pronësia e këtyre pronave, të cilat nga zona të degraduara do të kthehen në një model inovativ për zhvillimin e turizmit.

Reparti ushtarak i Rrencit u braktis pas trazirave të dhunshme të vitit 1997 për t’u përdorur në vitin 2010 si qender e përbashkët për strehimin e disa qindra familjeve, banesat e të cilave u përmbytën nga reshjet dhe shkarkimet e hidrocentraleve të kaskadës së Drinit.

Tashmë, ndërtesat e ish- repartit ushtarak të Rrencit janë thuajse të shkatërruara për shkak të braktisjes prej më shumë se 2 dekadash, ndaj për shndërrimin e tyre në një qendër multifunksionale të emergjencave kërkohen fonde të konsiderueshme.

Nga projekti ambicioz, ky repart po shkon drejt shkaterrimit te pakthyeshëm, e që do të rriste koston e ndërhyrjes për shtetin.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.