Niki (Nikki) Haley dhe Ron DeSantis, dikur rivalët më të mëdhenj të Donald Tramp (Trump) në partinë republikane, i kanë dhënë mbështetjen e plotë kandidaturës presidenciale të Tramp, një thirrje për unitet që shërbeu për të nënvizuar kontrollin e ish-presidentit mbi partinë republikane.
“Do të filloj duke bërë një gjë krejtësisht të qartë: Donald Tramp ka mbështetjen time të fortë, pikë. Ju nuk duhet të pajtoheni me Tramp 100% të kohës për të votuar për të. Merre nga unë. Unë nuk kam qenë gjithmonë dakord me Presidentin Tramp. Por ne pajtohemi më shpesh sesa nuk pajtohemi”, tha Haley.
Haley, e cila shërbeu si guvernatore e Karolinës së Jugut dhe ambasadore e Trampit në Kombet e Bashkuara, kundërshtoi atë që ajo e shihte si arritje të politikës së jashtme të Tramp.
“Kur Donald Tramp ishte president, Putin nuk bëri asgjë. Asnjë pushtim. Asnjë luftë. Nuk ishte rastësi. Putini nuk e sulmoi Ukrainën sepse e dinte se Donald Tramp ishte i ashpër. Një president i fortë nuk fillon luftërat. Një president i fortë parandalon luftërat”, tha ajo, duke marrë duartrokitje të forta.
DeSantis gjithashtu e bëri të qartë menjëherë se ai po mbështeste Tramp.
“Le ta kthejmë Xho Bajden (Joe Biden) në bodrumin e tij dhe le ta kthejmë Donald Tramp në Shtëpinë e Bardhë”, tha ai.
Haley dhe as DeSantis pranuan ftesën e Tramp për të folur në Konventë, pas atentatit të së shtunës për të vrarë ish-presidentin.
“Presidenti Tramp më kërkoi të flas në këtë konventë në emër të unitetit. Ishte një ftesë e këndshme dhe isha e lumtur që e pranova”, tha Haley.
Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…
Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…
Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi ,…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…
Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…
Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…
This website uses cookies.