Ish-roja e sigurisë së familjes Schumacher arrestohet për shantazh

 Policia gjermane ka arrestuar një ish-punonjës sigurie të familjes së legjendës së Formula 1, Michael Schumacher në lidhje me një rast të tentativës për shantazh, sipas

52-vjeçari i dyshuar si bashkëpunëtor i dy burrave tashmë në paraburgim u arrestua të enjten në qytetin Wülfrath pranë Wuppertal, në shtetin gjermano-perëndimor të Rhine-Westphalia.

I arrestuari u përshkrua si organizatori i mundshëm i tentativës për zhvatje.

Në fund të qershorit, hetuesit arrestuan dy shantazhues të dyshuar, një 53-vjeçar dhe djalin e tij 30-vjeçar, të cilët tashmë janë në hetim për një çështje tjetër.

Sipas zyrës së prokurorit publik, ata posedonin fotografi private të familjes Schumacher.

Hetimi sesi dy burrat kishin siguruar fotot, të cilat dokumentonin jetën private dhe rrethinat e afërta të familjes, zbuloi bashkëpunimin me ish-punonjësin e sigurisë 52-vjeçar.

Schumacher u plagos rëndë në një aksident me ski në fund të vitit 2013. Ai nuk është shfaqur më në publik që atëherë.

Sipas deklaratave të mëparshme të prokurorëve, shantazhuesit e dyshuar u thanë punonjësve të familjes se kishin dosje që famila Schumacher nuk do të dëshironte t’i shihte të publikuara.

Ata kanë kërkuar miliona euro, duke kërcënuar se në të kundërtën do t’i nxirrnin të dhënat në “Darknet”. Si provë i kanë dërguar familjes disa dosje.

Hetimi ka nisur pas një informate nga autoritetet zvicerane. Sipas forcave të rendit, “masat teknike” zbuluan se shantazhuesit vepronin nga Wuppertal.

Kjo nuk është përpjekja e parë për të shantazhuar familjen e ish-pilotit të garave.

Në vitin 2017, një gjykatë në shtetin jugperëndimor gjerman të Baden-Württemberg dënoi një 25-vjeçar për përpjekjen për të shantazhuar bashkëshorten e Schumacher, Corinna Schumacher duke i kërkuar 900,000 euro (974,000 dollarë).

Shantazhuesi kishte kërcënuar se mospagesa do të sillte dëm për fëmijët e çiftit. Më vonë ai mori një dënim me kusht 21 muaj burg. //a.i

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.