Arlind Gjokutajt
Gjykata e Tiranes pranoi kërkesën e ish-sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Financave Arlind Gjokutajt për ndarjen e çështjes për gjykim të zakonshëm, ndërsa për dy përmbaruesit Alban Ruli dhe Ilir Thana kërkuan gjykim të shkurtuar kërkesë e cila u pranua.
Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë për pushimin e çështjes për drejtorin juridik të Ministrisë së Financave Fatmir Hoxha.
Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me dy drejtorë të këtij institucioni janë arrestuar në fillim të vitit, pasi kanë shpërdoruar detyrën sipas një hetimit të hapur ndaj shtetasit Ilir Thana, i cili u kompensua për privatizimin e një ndërmarrjeje shtetërore pavarësisht se ishte paguar dhe herë tjetër.
Shuma prej 480 milionë lekë që iu kalua shtetasit Thana vlerësohet si një vjedhje në Buxhetin e Shtetit.
Godina sipas prokurorisë ju shit të arrestuarit Thana për mbi 1 milionë lekë nga drejtoria e shërbimit qeveritar në prill 1992 e së bashku me të edhe një truall.
Por tre vjet më vonë, komisioni i kthimit e kompensimit të pronave ia ktheu ndërtesën ish-pronarëve.
Thana u pagua në 2015 nga Ministria e Financave. E njëjta ministri i kaloi sërish 480 milionë lekë Thanës dhe të të motrës duke i sjellë shtetit një dëm të konsiderueshëm.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.