Ish-shefi i FMN-së Rato del në gjyq për evazion fiskal

71f9bfb5d713481c9bab1378ec3031ba

71f9bfb5d713481c9bab1378ec3031ba

Ish drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, dikur ish zëvendëskryeministër i Spanjës, Rodrigo Rato i cili në 2018 u shpall fajtor për përvetësim fondesh, po përballet me një tjetër gjyq në Madrid ku akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe evazion fiskal, akuza këto për të cilët prokurorët kanë kërkuar që ai të dënohet me mbi 60 vite burg.

Para pesë vitesh, Rato, 74 vjeç, u dënua me katër vite e gjysmë burg për keqpërdorim të kartave të kreditit të bankës “Bankia”, gjatë kohës që ishte drejtor i saj,  të cilat i kishte përdorur për blerje bizhuterish, pushime dhe rroba të shtrenjta.

Ai kaloi dy vite në burg duke marrë më pas masën liri me kusht.  Çështja e kartave të kreditit shkaktoi zemërim në atë kohë kur Spanja po rimëkëmbej nga vite të tëra recesion.  Hetimi që po ndërmerret aktualisht ndaj tij filloi në vitin 2015, kur gjykatësit spanjollë urdhëruan që atij t’i kontrollohej banesa në Madrid.

Rato akuzohet për pasurim përmes mjeteve të jashtëligjshme si dhe se nuk ka justifikuar origjinën e pasurisë së tij prej 15.6 milionë eurosh. Pretendohet se që nga viti 1999, ka transferuar në mënyrë të paligjshme në Spanjë fonde nga llogari hapur në vende të tjera  ku përmes kompanive guaskë ka ndërmarrë investime financiare dhe ka arritur të fshehë rreth 8.6 milionë euro pa vënë në dijeni autoritetet tatimore. Rato gjithashtu akuzohet edhe për falsifikim dokumentesh.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.