Ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni i përfshirë në tjetër tentativë për vrasje, arrestohet Rexhep Rrapi

policiaaaaaaa

policiaaaaaaa

Ish-shefi i krimeve të Komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni, i arrestuar më herët i akuzuar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje dyshohet të jetë i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale. Burime për RTSH bëjnë me dije se hetuesit kanë arritur të gjejnë prova se Gjoni ka marrë pjesë në një tentativë për një vrasje, së bashku me Rexhep Rrapin. Ky i fundit njihet ndryshe si Kep Arapi, i akuzuar për grup të strukturuar kriminal e trafikim të paligjshëm të emigrantëve. I forti i Sukthit, Rexhep Rrapi u arrestua këtë të premte (22 dhjetor) nga Policia e Durrësit për llogari të SPAK.

Gjatë kohës që Gjoni ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal për të vrarë një person.

Nga provat e mbledhura deri tani, urdhri i krimit është dhënë nga Holanda.

Nga hetimet ka rezultuar se ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin, u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Autorët më pas janë tërhequr dhe krimi fatmirësisht nuk ndodhi.

Dedan Gjoni u arrestua më 20 nëntor, në aksionin gjatë së cilit u vu në pranga dhe ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani e disa persona të tjerë.

Balla: Jo më feudë mbi ligjin

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar mbi arrestimin e Rrapit, duke deklaruar se revanshi i sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar, po godet fort sëmundjen e vjetër të lidhjeve të krijimit me policinë, apo drejtësinë.

Në asnjë cep të territorit të kësaj republike s’mund të ketë më feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët, të cilët edhe kur policia i shoqëronte tek dera e komisariatit, ata dilnin po atë ditë nga dritarja me vendime të blera tek tezgat e drejtësisë së vjetër.

Hetimet në bashkëpunim me SPAK, prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm, SHISH dhe agjenci të tjera ligjzbatuese të vendeve partnere për punonjës të nivelit të parë drejtues apo zbatues, të dyshuar për shpërdorim detyre, korrupsion, vepra penale në fushën e narkotikëve, veprime arbitrare, lidhje/komunikime me krimin si dhe çdo veprim tjetër të paligjshëm vijojnë dhe rezultatet e këtij procesi janë domethënëse:

339 punonjës policie të arrestuar/proceduar deri më tani”, tha Balla teksa garantoi se këto operacione janë vetëm fillimi i vendosmërisë për të vijuar me luftën kundër krimit të organizuar dhe vetëpastrimit të Policisë së Shtetit nga elementë që e dëmtojnë atë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.