Ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni i përfshirë në tjetër tentativë për vrasje, arrestohet Rexhep Rrapi

Ish-shefi i krimeve të Komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni, i arrestuar më herët i akuzuar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje dyshohet të jetë i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale. Burime për RTSH bëjnë me dije se hetuesit kanë arritur të gjejnë prova se Gjoni ka marrë pjesë në një tentativë për një vrasje, së bashku me Rexhep Rrapin. Ky i fundit njihet ndryshe si Kep Arapi, i akuzuar për grup të strukturuar kriminal e trafikim të paligjshëm të emigrantëve. I forti i Sukthit, Rexhep Rrapi u arrestua këtë të premte (22 dhjetor) nga Policia e Durrësit për llogari të SPAK.

Gjatë kohës që Gjoni ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal për të vrarë një person.

Nga provat e mbledhura deri tani, urdhri i krimit është dhënë nga Holanda.

Nga hetimet ka rezultuar se ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin, u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Autorët më pas janë tërhequr dhe krimi fatmirësisht nuk ndodhi.

Dedan Gjoni u arrestua më 20 nëntor, në aksionin gjatë së cilit u vu në pranga dhe ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani e disa persona të tjerë.

Balla: Jo më feudë mbi ligjin

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar mbi arrestimin e Rrapit, duke deklaruar se revanshi i sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar, po godet fort sëmundjen e vjetër të lidhjeve të krijimit me policinë, apo drejtësinë.

Në asnjë cep të territorit të kësaj republike s’mund të ketë më feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët, të cilët edhe kur policia i shoqëronte tek dera e komisariatit, ata dilnin po atë ditë nga dritarja me vendime të blera tek tezgat e drejtësisë së vjetër.

Hetimet në bashkëpunim me SPAK, prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm, SHISH dhe agjenci të tjera ligjzbatuese të vendeve partnere për punonjës të nivelit të parë drejtues apo zbatues, të dyshuar për shpërdorim detyre, korrupsion, vepra penale në fushën e narkotikëve, veprime arbitrare, lidhje/komunikime me krimin si dhe çdo veprim tjetër të paligjshëm vijojnë dhe rezultatet e këtij procesi janë domethënëse:

339 punonjës policie të arrestuar/proceduar deri më tani”, tha Balla teksa garantoi se këto operacione janë vetëm fillimi i vendosmërisë për të vijuar me luftën kundër krimit të organizuar dhe vetëpastrimit të Policisë së Shtetit nga elementë që e dëmtojnë atë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira e reshje shiu, rriten temperaturat

Për ditën e sotme (15 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të atmosferike…

1 hour ago

Prezantohet studimi i fizibilitetit të “Hekurudhës së Kombit” Durrës–Prishtinë, Balluku: Nyjë ndërlidhëse e tri korridoreve evropiane

Në Shkodër u prezantua këtë të hënë (14 prill) studimi i fizibilitetit të hekurdhës Durrës-Prishtinë.…

2 hours ago

Brukseli hap negociatat për grupin e tregut të brendshëm me Shqipërinë, delegacioni i BE-së: Një tjetër moment i rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë deklaroi të hënën në mbrëmje, nëpërmjet një postimi në…

2 hours ago

“Kaq është ligji, as më pak, as më shumë” – PS i përgjigjet akuzave të PD- së për shkarkimin e zëvendëskryetares Gushta

PS Shkodër, me anë të zëdhënëses së saj, Linda Kavaja, ka reaguar ndaj deklaratës së…

14 hours ago

Lufta në Kosovë- Dita Përkujtimore e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale, Spiropali: Ju nuk jeni dhe nuk do të jeni kurrë vetëm

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në Ditën Përkujtimore të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë…

15 hours ago

Investime si milioner në Shqipëri – Emisioni më i ri në RTSH, “Kuota”, rekomandon të rinjtë

Projektimi i të ardhmes si milioner shpesh fillon si ëndërr. Në emisionin më të ri…

17 hours ago