Categories: LajmeSociale

Ish- të përndjekurit marrin kestin e katërt / Drangu: Qeveria e të majtëve e menaxhoi  më mirë procesin e dëmshpërblimeve

Trashëgimtarët e ish-të përndjekurve politikë kanë përfituar këstin e katërt ku në Shkodër kanë përfituar 70 përqind e kësaj kategorie, ndërsa pjesa tjetër është në pritje. Sipas Zenel Drangut,  kryetarit të shoqatës së ish- të përndjekurve politikë Shkodër, të gjithë personat përfitues, të cilët ende nuk kanë depozituar dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e pagesës, ftohen që të bëjnë plotësimet e duhura, sipas kërkesave ligjore.

Drangu thekson se qeveria e të majtëve e menaxhoi më mirë sesa të djathët procesin e dëmshpërblimeve.

Ndërsa problem mbetet çështja e të internuarve në tel me gjemba,  të cilët nuk përfitojnë dëmshperblim, pasi thuhet se janë dënuar me vendim gjykate , ku sipas Drangut nuk është e vërtetë .

Kryetari Drangu i bën thirrje të gjithë personave që janë përfitues të ndjekin me përpikmëri hapat e kërkuara nga Ministria e Financës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Deri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas

 Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.…

11 hours ago

Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill

Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për…

11 hours ago

Shuk Gurakuqi, ish ministri i Financave i dënuar nga regjimi komunist në burgun e Burrelit

 Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar,…

11 hours ago

Presidenti Pellegrini: Pa rajonin, BE s’është e plotë. Begaj: Sllovakia, avokate e fortë e jona në procesin integrues

Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të…

12 hours ago

Mish qengji i pjekur në kos – Sekretet e recetës me shije fantastike

Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos 1 kg mish qengji 1 një…

12 hours ago

Andrea Berta, drejtori i ri sportiv i Arsenalit

Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…

12 hours ago

This website uses cookies.