Ish- të përndjekurit në pritje për dëmshpërblimin, Drangu: Fondi prej 10 milion dollarësh është i pamjaftueshëm
Megjithëse u bënë me shume se dy vite nga nisja e ndarjes së këstit të 4-t për kategorinë e trashëgimtarëve të ish-të përndjekurve politikë, në Shkodër, janë rreth 200 përsona që akoma nuk kanë marrë këstin e tretë, kjo për disa arsye, si mungesa e dokumentacionit, por edhe për shkak të fondit të limituar që është caktuar.
Kryetari i Shoqatës së ish- të përsekutuarve në Shkodër, Zenel Drangu, thotë se ky fond prej 10 milion dollarësh, që akordohet çdo vit, është i pamjaftueshëm.
Drangu thotë se trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë, që nuk kanë marrë dëmshpërblimin e këstit të tretë, duhet të dërgojnë pranë institucioneve përkatëse dokumentacionin e nevojshëm