Ish-trajneri i Vllaznisë merr drejtimin e Strugës

Qatip Osmani emërohet trajneri i ri i Strugës. Kampionët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut kanë zyrtarizuar 54-vjeçarin nga Tetova si timonierin e skuadrës. Osmani, një trajner fitues dhe me shumë përvojë, u prezantua së bashku edhe me ndihmësin e tij, Bashkim Livoreka. Së fundmi ishte pjesë e Vllaznisë në Superiore. Shkodranët i mori në pozita të vështira dhe i dërgoi në vendet e para të renditjes.

Për t’u shkarkuar në mënyrë befasuese vetëm pak ditë përpara “Final 4”, format ku Vllaznia nuk përfitoi, duke u eliminuar në gjysmëfinale. Osmani, i cili vitet më të bukura si trajner i ka kaluar te Shkëndija me tre tituj kampionë, riniset nga Struga, ekip me të cilin do të tentojë të shkojë sa më larg në Evropë. Dhe më pas do të ketë si objektiv fitimin e titullit kampion në Maqedoninë e Veriut, që do të ishte i treti radhazi për klubin shqiptar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.