Ish-vrapuesi më i shpejtë në botë: 99% e sprintierëve të sotëm dopohen!
Dëshira e shfrenuar për të mposhtur Moris Grin “detyroi” Tim Montgomerin që të përdorte substanca të ndaluara. Në një intervistë për mediet britanike ish-vrapuesi më i shpejtë në botë rrëfen peripecitë e veta dhe hedh akuza të rënda në dëm të atletëve aktivë.
“Kur hedh sytë pas them se s’më mungon asgjë. Çdo ditë isha pranë vdekjes… në atë periudhë ndihesha mirë. Por? Nuk ishte asgjë. Sepse të gjithë ata që kisha pranë dhe që kalojë kohë të mira nuk ishin me mua kur përfundova pas hekurave”, tregon Montgomeri, i cili në 2002-in vendosi një rekord të ri në garën e 100 metrave me kohën 9.78 sekonda.
Sot 49-vjeçari merret me përgatitjen atletike të sportistëve të ndryshëm. Në intervistën e tij ai thotë se kurrë nuk merret me sportistë, të cilët garojnë në nivele të larta. “Nëse sot je në finalet e Lojrave Olimpike më duhet të them se je 99% i dopuar. Unë as që do të merrja mundimin të përgatisja dikë për Olipiadë”, tha Montgomeri.