Ish-zona industriale pa sinjalistikë rrugore/Qytetarët: Institucionet duhet të mirëmbajnë këtë segment
Segmentin tek ish-zona industriale në Shkodër prej kohësh është pa sinjalistikë rrugore. Mungesa e sinjalistikës dhe shpejtësia tej normave të lejuara shumë herë është bërë shkak i aksidenteve në këtë aks rrugor e cila ka një lëvizshmëri të lartë, ku rasti më i fundit u regjistrua një ditë më parë, ku një automjet u përplas me një motorçikletë por fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.Qytetarët thonë se institucionet duhet të marrin masa për mirëmbajtjen e kësaj rruge. Pavarësisht faktit që një problematikë e tillë vijon prej kohësh, përsëri nuk ka marrë zgjidhjen e duhur duke lënë të rrezikuar qindra qytetarë të cilët frekuentojnë këtë aks rrugor.