Ish-Zona Industriale prej vitesh pa ujë – Banorët e blejnë ose e mbushin atë në lagje të tjera të Shkodrës

Sigurimi i ujit të pijshëm është kthyer në sfidë për banorët që jetojnë pranë ish-Zonës Industriale në Shkodër.
Një pjesë e banorëve e blejnë ujin, ndërsa pjesa tjetër nuk kanë mundësi ekonomike dhe e mbushin atë në lagje të tjera.
Që pas viteve 90-të, kur zunë vend aty, me qindra familje në lagjen “Fermentim” përballen me probleme sociale.
Në kushte të tilla, familjeve në këtë zonë u mbetet të presin që institucionet të ndërgjegjësohen për t’i dhënë rëndësi ndërtimit të një sistemi ujësjellësi, i cili do të zgjidhte përfundimisht problemin e ujit të pijshëm.