Ish-zonja e parë Mishelë (Michelle) Obama ka deklaruar se Kamala Harris është një nga njerëzit më të kualifikuar për të kërkuar postin e Presidentes së SHBA.
“Dhe ajo është një nga më dinjitozët, një nderim për nënën e saj, për nënën time dhe ndoshta edhe për nënën tuaj. Mishërimi i historive që i tregojmë vetes për këtë vend. historia e saj është historia juaj. Është historia ime. Është historia e shumicës dërrmuese të amerikanëve që përpiqen të ndërtojnë një jetë më të mirë“, deklaroi Obama gjatë fjalimit të saj në natën e dytë të Konventës Kombëtare Demokratike.
Obama nuk kurseu as sulmet ndaj Donald Tramp (Trump) në lidhje me deklaratat që ky i fundit ka bërë për emigrantët.
“Kush do t’i thotë atij se një nga ato punë që ai mund të kërkojë mund të jetë një nga ato punët e zeza?”, tha Obama, duke iu referuar komenteve të Tramp mbi emigrantët që kalojnë kufirin, teksa ka thënë se ata po merrnin “punë të zeza”, në një përpjekje për të apeluar votuesit me ngjyrë.
Obama u shpreh se Tramp bëri gjithçka që ishte në fuqinë e tij për t’i bërë njerëzit të kenë frikë nga njerëzit me ngjyrë.
“Pamja e tij e kufizuar dhe e ngushtë për botën e bëri atë të ndihej i kërcënuar nga ekzistenca e dy njerëzve punëtorë, shumë inteligjentë dhe të suksesshëm, të cilët gjithashtu ishin me ngjyrë,” tha Mishelë Obama.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…
Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…
Katër efektivë të “Shqiponjave”, në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…
Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…
Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…
Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari. Gjatë hytbes…
This website uses cookies.