Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) ka shtuar inspektimet në treg për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët, të vendosura në treg dhe në shërbim apo në përdorim, ashtu sikurse dhe respektimin e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe të drejtave të autorit.
Inspektorët e ISHMT-së realizuan gjatë javës së shkuar 64 inspektime për mbrojtjen e konsumatorit; sigurinë e produkteve elektrike; sigurinë e ashensorëve në përdorim; sigurinë e produkteve tekstile; parapaketimet dhe instrumentet matëse; respektimin e pronësisë intelektuale; dhe sigurimin e zbatimit të V.K.M për ndalimin e qeseve plastike mbajtëse nën parametrat dhe dimensionet që parashikon ligji.
Për sigurinë e ashensorëve, trupat inspektuese të ISHMT-së kryen gjatë javës së shkuar 8 inspektime. Për të siguruar se në treg po ofrohen lodra të sigurta për fëmijët janë realizuar gjatë kësaj disa inspektime. Për metrologjinë u kryen 26 inspektime në operatorë të ndryshëm ekonomik me objekt kontrollin e parapaketimeve dhe instrumenteve matëse në përdorim. Ndërsa për sigurinë e produkteve elektrike u kryen 9 inspektime të planifikuara, mbi zbatimin e kërkesave ligjore.
Përgjatë javës së shkuar u kryen edhe 7 inspektime të planifikuara në fushën e mbrojtjes së konsumatorit dhe veshjeve të këmbës.
Inspektorët e ISHMT-së kryen po ashtu, 14 inspektime për lejen apo autorizimin nga autori apo mbajtësi i së drejtës mbi riprodhimin dhe shpërndarjen në zbatim të ligjit “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, si dhe për të siguruar zbatimin e ligjit për mbrojtjen e pronësisë industriale.
Edhe kontrollet për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për ndalimin e qeseve plastike mbajtëse nën parametrat dhe dimensionet që parashikon ligji, si dhe për ndalimin e qeseve oxo-biodegradueshme dhe oxodegradueshme kanë vijuar në shumë operatorë ekonomikë.
Sipas ISHMT-së, informimi i konsumatorëve mbi të drejtat e tyre për të disponuar produkte, pajisje, instalime të sigurta dhe informimi i operatorëve ekonomikë, për të respektuar kërkesat ligjore të përcaktuara në legjislacionin aktual, për të ofruar në treg produkte të sigurta si dhe për respektimin e të drejtave të pronësisë intelektuale mbetet sfidë e përditshme.
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut u ngrit me vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2016 dhe është përgjegjës për inspektimin e sigurisë së produkteve joushqimore për përdorim nga konsumatorët dhe për zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale në tregun e brendshëm.
Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…
Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…
Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…
Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…
This website uses cookies.