ISHP nxjerr shifrat: 113 raste me HIV/AIDS brenda 11 muajsh, 15 viktima

HIV AIDS

HIV AIDS

Ky vit ka qenë fatal për pesëmbëdhjetë persona të infektuar nga HIV/AIDS. Sipas të dhënave të reja të publikuara nga ISHP, HIV/AIDS vijon të marrë jetë njerëzish, duke prekur më së shumti moshat mesatare.

Meshkujt vijojnë të jenë më të ekspozuar ndaj HIV/AIDS, duke shënuar edhe numrin më të lartë të viktimave.

Pavarësisht sensibilizimit, numri i infektimeve vijon të mbetet i lartë, por ajo që e bën edhe më problematike këtë situatë, është fakti se janë prekur edhe të mitur.

Të dhënat e ISHP, zbulojnë se 113 raste janë regjistruar me HIV në vendin tonë gjatë vitit 2023, mes të cilëve 87 janë meshkuj, 26 femra dhe 2 të mitur

Nga këto shifra, 15 persona kanë humbur jetën, 8 nga të cilat janë vdekje te rastet e reja.

Qe nga viti 1993 e deri në muajin nëntor të 2023-shit në vendin tonë, janë regjistruar 1716 raste me HIV/AIDS, ndërsa numri total I viktimave ka shkuar në 343, shifër kjo tejet shqetësuese.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.