ISHSH në fokus sezoni turistik/ Lezhë, në fokus të kontrolleve kushtet higjeno-s…
ISHSH në fokus sezoni turistik/
Lezhë, në fokus të kontrolleve kushtet higjeno-sanitare
Sezoni turistik ka marrë dhe vëmendjen e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor në Lezhë.Gjatë raportimit në mbledhjen e komitetit rajonal të zhvillimit të turizmit në rang qarku, kryeinspektorja e Shëndetësisë Laureta Prendi raportoi mbi punën e bërë gjatë kësaj periudhe, ku fokusi në kontrollin e kushteve higjeno-sanitare në të gjitha subjektet që operojnë në zonat turistike.Që prej nisjes së sezonit turistik e deri tani janë inspektuar dhjetëra subjekte që operojnë në zonat turistike, ku janë konstatuar disa problematika të vogla.Ndaj tyre nuk janë marrë masa ndëshkuese, por iu kanë lënë detyra për përmirësimin e kushteve, aty ku janë konstatuar probleme.