“Ishte mbret në skenë”- Berisha në homazhet për Mirush Kabashin: U largua si “Sokrat” i kësaj kohe

Berisha per Mirush Kabashin

Berisha per Mirush Kabashin

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet për aktorin e ndjerë, Mirush Kabashi, në Muzen Kombëtar.

Berisha e quajti Mirush Kabashin “një mbret dhe gjeni të skenës”, duke theksuar se askush nuk arriiti të sublimohet në interpretimet e tij në personazhet që mori përsipër.

Në një prononcim për median pas homazheve, Ish-kryeministri theksoi se mjeshtri i madh u nda nga jeta duke lënë një trashëgimi mahnitëse.

Erdha për të shprehur së bashku me mikun tim, Besnik Mustafaj, mirënjohjen tonë, admirimin e pakufishëm për gjeniun e skenës, filmit dhe teatrit, Mirush Kabashin.

Por, për Mirushin ka gjithnjë celebrim të asaj trashëgimie që ky len për ne dhe brezat që vijnë.

Ai vërtet ndahet, por ndahet duke lënë një trashëgimi mahnitëse.

Ai ishte mbret në skenë, ndoshta askush tjetër nuk arriti të sublimohet në interpretimet e tij, në personazhet që mori përsipër.

Ai, e them, u largua si Sokrati i kësaj kohe, në sensin që me Apologjinë e Sokratit, shënoi ndoshta kulmin e tij në skenën shqiptare, por edhe atë ndërkombëtare.

Ndaj edhe njëherë ngushëllime më të ndjera familjes, respektin më të madh për veprën e pavdekshme të Mirush Kabashit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.