Seanca e posaçme në Kuvend, e planifikuar të mbahej pasditen e sotme (29 korrik) është shtyrë për ditën e nesërme, për arsye që nuk bëhen me dije. Seanca pritet të mbahet në orën 18:00, ndërsa do të bëhet votimi i fshehtë për emërimin e Elisa Spiropalit si kryetare e re e Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.
Kandidatura e Spiropalit u propozua nga vetë Rama në Kongresin e PS-së që u mbajt të dielën, por nuk pengon edhe propozime të reja nga grupet parlamentare të opozitës për kandidatura alternative.
Nesër në Kuvend socialistët do të jenë edhe në pritje të dekreteve të Presidentit Bajram Begaj, për lirimin nga detyra dhe emërimin e ministrave të rinj të propozuar nga Rama.
Gjithashtu, parlamenti do të votojë hapur për ndryshimet në kabinetin qeveritar, të cilat u shpallën nga kryeministri Rama gjatë Kongresit të PS-së.
Kuvendi do të bëjë edhe dy ndryshime të tjera të rëndësishme. Nënkryetar i Kuvendit nga radhët e socialistëve do të jetë Bledi Çuçi, i cilin deri më tani ka drejtuar grupin parlamentar socialist. Në këtë pozicion Rama propozoi Niko Peleshin, i cili nuk do të jetë më ministër i Mbrojtjes. Taulant Balla u propozua në postin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke zëvendësuar Spiropalin; Ervin Hoxha, si ministër i Brendshëm, Petrit Malaj si ministër i Financave dhe Piro Vëngu si ministër i Mbrojtjes.
Kombëtarja shqiptare e vajzave po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Nations League ndaj…
Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Champions League, Milani nuk shkoi përtej barazimit 1-1…
Në një ndeshje të luftuar, Bayern arriti të eliminojë Celtic nga Champions League, pavarësisht shfaqjes…
Shkodra Elektronike ka realizuar videoklipin e këngës “Zjerm” me të cilën do përfaqësojnë Shqipërinë në…
Pak pas bisedimeve të mbajtura mes liderëve të lartë amerikanë e rusë në Arabinë Saudite,…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…
This website uses cookies.