Kronikë

Ishte shpallur në kërkim, kapet në Muriqan 42 vjeçari/ Marsel Mera u dënua me 4 muaj burg në vitin 2021

Shërbimet e pikës së kalimit kufitar Muriqan kanë kapur shtetasin Marsel Mera, 42 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Tiranës, në vitin 2021, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve kanë referuar materialet procedurale në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 30 vjeç, pasi është kapur në Koplik, duke transportuar me automjet 3 emigrantë afganë, për t’i ndihmuar që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Po këta specialistë kanë referuar materialet procedurale në Prokurori dhe ka nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. P., 18 vjeç, banues në fshatin Grudë, Shkodër, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 34 vjeç, banues në fshatin Qerret, Pukë, pasi u kap në hyrje të qytetit Pukë, duke transportuar rreth 3 m3 lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

13 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

13 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

13 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

14 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

14 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

14 hours ago

This website uses cookies.