Ishte zhdukur prej dy ditësh, policia gjen adoleshentin nga Shkodra

15- vjeçari Aurel Bibaj nga Postriba, i i cili prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me familjen, është gjetur nga policia e Shkodrës në bashkëpunim me komisariatin nr 5 në Tiranë dhe ndihmën e familjarëve.

15- vjeçari është gjetur në zonën e Babrrusë në Tiranë , ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Prej dy ditësh i mituri kishte humbur kontaktet me familjen e tij në Postribë.

Mëngjesin e djeshëm pasi ka lënë vëllain në shkollë, është larguar duke mos u futur në mësim dhe nuk ka shkuar as në shtëpi.

Kjo ka shqetësuar prindërit, ndërsa babai i tij, Agim Bibaj, denoncoi në polici rastin edhe në media duke thënë se djali tij, sipas dëshmisë së shokëve të 15- vjeçarit, është larguar pasi babai i kishte bërtitur që të sillej mirë.

Pas një angazhimi të policisë, 15 vjeçari u gjet nga forcat e policisë dhe i është dorëzuar familjes.

Tashmë do të merret në pyetje në praninë e psikologëve për arsyet e largimit të tij nga banesa dhe po ashtu do të trajtohet me psikologë në mënyrë që të kuptojë veprimin e gabuar nga ana e tij.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.