Ishte zhukur prej 7 ditësh, gjendet e vrarë 14-vjeçarja në Maqedoninë e Veriut

maqedoni vdekje

maqedoni vdekje

Një vajzë 14 vjeçe, e identifikuar si Vanja Gjorçevska, e cila u denoncua e zhdukur prej 29 nëntorit u gjet e vrarë afër Shkupit. Vajza 14 vjeçare dyshohet se është vrarë ditën dhe kur është zhdukur pra më 27 nëntor, teksa po shkonte në shkollë.

Raportohet nga policia se 3 persona janë vënë në pranga për vrasjen e të miturës. Të dyshuar për vdekjen e të miturës janë 5 persona, 3 në paraburgim.

Prokuroria sqaron se të dyshuarit janë të përkatësisë etnike maqedonase.

Vanja Gorçevska, u zhduk të hënën në Shkup teksa po shkonte në shkollë. Menjëherë pas marrjes së raportimeve për personat e zhdukur policia ndërmori një sërë operacionesh për gjetjen e tyre. U krye bastijes në shtëpi dhe objekte të tjera në zonat e Shkup, Veles dhe Shtip, gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar telefona celularë, kompjuterë, vetura etj, janë zhvilluar biseda të shumta me familjarë, të njohur, miq dhe personat që do të mund të kishin ndonjë informacion dhe disa qindra policë u vunë në dispozicion të kërkimeve.

Gjithashtu është konstatuar se e mitura V.G. është marrë me automjet nga hyrja e banesës së saj dhe është konstatuar se është vrarë të njëjtën ditë (27.11.2023) rreth orës 10:00, informon Prokuroria.

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonië së Veriut shpërndau një deklaratë mbrëmjen e sotme (03.12.2023) mbi dy vrasjet për të cilat dyshohen se janë kryer nga personat e njëjtë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.