maqedoni vdekje
Një vajzë 14 vjeçe, e identifikuar si Vanja Gjorçevska, e cila u denoncua e zhdukur prej 29 nëntorit u gjet e vrarë afër Shkupit. Vajza 14 vjeçare dyshohet se është vrarë ditën dhe kur është zhdukur pra më 27 nëntor, teksa po shkonte në shkollë.
Raportohet nga policia se 3 persona janë vënë në pranga për vrasjen e të miturës. Të dyshuar për vdekjen e të miturës janë 5 persona, 3 në paraburgim.
Prokuroria sqaron se të dyshuarit janë të përkatësisë etnike maqedonase.
Vanja Gorçevska, u zhduk të hënën në Shkup teksa po shkonte në shkollë. Menjëherë pas marrjes së raportimeve për personat e zhdukur policia ndërmori një sërë operacionesh për gjetjen e tyre. U krye bastijes në shtëpi dhe objekte të tjera në zonat e Shkup, Veles dhe Shtip, gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar telefona celularë, kompjuterë, vetura etj, janë zhvilluar biseda të shumta me familjarë, të njohur, miq dhe personat që do të mund të kishin ndonjë informacion dhe disa qindra policë u vunë në dispozicion të kërkimeve.
Gjithashtu është konstatuar se e mitura V.G. është marrë me automjet nga hyrja e banesës së saj dhe është konstatuar se është vrarë të njëjtën ditë (27.11.2023) rreth orës 10:00, informon Prokuroria.
Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonië së Veriut shpërndau një deklaratë mbrëmjen e sotme (03.12.2023) mbi dy vrasjet për të cilat dyshohen se janë kryer nga personat e njëjtë.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.