“Ishujt 2024” MEPJ: Shqiptarët që jetojnë në zonat përreth Egjeut dhe Mesdheut do të pajisjen me dokumente biometrike
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Greqi do të mundësojë edhe këtë vit zbatimin e projektit “Ishujt 2024”.
Projekti ka për qëllim sigurimin e dokumenteve biometrike të qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në zonat përreth ishujve të Egjeut/Mesdheut.
Në një status në rrjetet sociale ministria jep hollësi lidhur me procedurat për sigurimin e këtyre dokumenteve .