Lajme

Ishujt Paros dhe Mykonos përmbyten nga shirat e dendur, mbyllen shkollat

Ishujt e Egjeut Lindor janë goditur rëndë nga moti i keq, që ka sjellë shirat e dendur dhe stuhi të fuqishme, duke shkaktuar përmbytje masive dhe shkatërrime të mëdha. Moti ka shkaktuar rrëshqitje dherash dhe ka kthyer rrugët e ishujve në lumenj, duke marrë përpara automjetet dhe bllokuar qarkullimin në disa zona.

Ishulli i Paros ka pësuar dëmet më të mëdha nga përmbytjet. Kryetari i Bashkisë së Paros, Kostas Bizas, theksoi se “rrugët janë dëmtuar dhe ne kemi nevojë për ndihmë me më shumë makineri për të pastruar rrugët”. Ishujt Mykonos, Siros, Rodos, Kos dhe Symi janë gjithashtu prekur nga shirat e dendur.

Si pasojë e përmbytjeve, shkollat, kopshtet dhe transporti publik janë mbyllur deri në pastrimin e rrugëve të bllokuara nga dherat dhe mjetet që janë transportuar nga shirat. Mungesa e energjisë elektrike ka përfshirë shumë zona të ishujve, ndërsa Forcat e Armatosura dhe Administrata e Ndërtimit dhe Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore janë angazhuar për të ofruar ndihmë dhe për të liruar rrugët.

Bashkia e Mykonos ka apeluar për qetësi dhe bashkëpunim nga banorët, duke kërkuar që ata të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për të siguruar sigurinë e gjithsecilit. Greqia është prekur shpesh nga përmbytjet vitet e fundit, ku shkencëtarët ia atribuojnë ngrohjes globale.

Blerti Delija

Recent Posts

Hasani pret ambasadorin Zannier: Shqipëria e vendosur të zbatojë rekomandimet e OSBE/ODIHR

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në zyrën e…

37 seconds ago

Infrastruktura arsimore – Bashkia Shkodër investon për rikonstruksionin e oborrit të shkollës “Azem Hajdari”

Oborri i shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” në qytetin e Shkodrës është përfshirë një rikonstruksioni të…

50 minutes ago

Ambasada britanike takim me Dumanin, Çelën e Celibashin: Mbështesim strategjinë për hetimin e krimeve zgjedhore

Ambasada Britanike në Tiranë ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, Prokurorin…

59 minutes ago

Pas Malit të Zi, “Karton Jeshil” 1-vjeçar edhe me Maqedoninë e Veriut me çmim të reduktuar prej 50 euro

Duke filluar nga data 1 Prill 2025, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin…

1 hour ago

Prag gjysmëfinalja me Dinamon  /  Vllaznia do të jetë e detyruar të vuajë mungesën e Balës edhe ndaj bluve

Vllaznia nuk ka patur kohë të “qajë” pikët e lëna me Teutën në barazimin e…

1 hour ago

Zenel Drangu rrëfen përndjekjen – Drangu ishte i ftuar në emisionin “Historicum” në RTSH Shkodra

Në një rrëfim të rrallë dhe prekës, Zenel Drangu ishte i ftuar në emisionin “Historicum”…

1 hour ago

This website uses cookies.