Categories: AktualitetLajme

ISIS kërcënon me sulme terroriste, eksperti i sigurisë: Janë shumë aktiv, duhet gatishmëri maksimale

Kërcënimet terroriste nga ISIS për Champions League kanë ngritur në këmbë të gjithë agjencitë ligjzbatuese për të parandaluar sulme të tilla. Eksperti i sigurisë Prof.As.Xhavit Shala tha se ISIS është shumë aktiv dhe ka si qëllim që të tregojë se Shteti Islamik nuk ka vdekur.

Në “Jetë Shqiptare” në RTSH, eksperti tha se të gjitha agjencitë e inteligjencës duhet të jenë në kulmin e bashkëpunimit të tyre për të parandaluar sulme të tilla.

“Ka kohë që agjencitë evropiane po merren shumë seriozisht me këtë kërcënim dhe lidhet me kurbën në rritje të kërcënimit të ISIS pasi kanë ardhur duke i shtuar goditjet. Ata janë shumë aktiv, nëse në fillim ishin aktiv me goditjet e forcave ushtarake, sot shohin se është më lehtësi të merren me objektiva të butë, atë të civilëve. Qëllimi i tyre është promovimi i ideologjisë që Shteti Islamik nuk ka vdekur dhe do të krijohet. Evropa është tepër e kërcënuar nga ISIS dhe në Evropë priten aktivitete të mëdha si Lojërat Olimpike dhe nuk mund të thuhet se kurrë nuk ndodh”, tha Shala.

Për ekspertin e sigurisë mundësia për të parandaluar të tilla kërcënime është e madhe dhe kjo duhet të sjellë një bashkëpunim më të madh të agjencive ligjzbatuese që të jenë në kulmin e gatishmërisë së tyre.

“Franca ka marrë masa shumë të fuqishme pasi do të jetë e pafalshme për Francës që me atë që ndodhi në 2014 të ndodhi përsëri. Mundësia e parandalimit është e madhe pasi inteligjenca  bashkëpunon shumë mirë dhe shkëmbejnë informacione. Shumë gjëra parandalohen. Nuk duhet të ngjallim frikë por agjencitë e inteligjencës duhet të jenë në kulmin e gatishmërisë dhe bashkëpunimi ndërkombëtar duhet të jetë në kulmin e shkëmbimeve”, tha ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

19 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

19 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

19 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

19 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

19 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

19 hours ago

This website uses cookies.