Islam Aliaj bën histori, shqiptari zgjidhet deputet në parlamentin e Zvicrës

Islam Aliaj

Islam Aliaj

Islam Aliaj, një zviceran me origjinë shqiptare me Partinë Socialdemokrate, për herë të parë do të ulet në Parlamentin e Zvicrës pas zgjedhjeve që u mbajtën të dielën në vend.

Aliaj, duke qenë vetë një person me nevoja të veçanta, njihet për angazhimin e tij në kauzën për të drejtat e kategorisë së personave si ai.

Ai ka qenë deri më tani anëtar aktiv në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut, ndërsa komuniteti shqiptar i Zvicrës tani do ta ketë edhe përfaqësues të nivelit federal.

Fitorja e Aliajt do të diskutohet sot në orën 21:00 edhe me të ftuarit e “Urës” në RTSH 3, një emision i gazetarit Artur Bejzade kushtuar diasporës shqiptare.

Zgjedhjet federale në Zvicër nxjerrin fitues populistët

Partia Popullore e djathtë ka konsoliduar pozicionin e vet si grupimi politik më i madh në Zvicër, duke fituar gati 29% të votave në zgjedhjet federale të së dielës.

Ndryshimet klimatike, sistemi shëndetësor dhe emigracioni ishin temat kryesore para procesit zgjedhor.

Populistët (SVP) bënë fushatë kundër emigracionit dhe lëvizjes së viteve të fundit kundër paragjykimit dhe diskriminimit, duke mundur socialistët (SP), të cilët siguruan vendin e dytë në dhomën e ulët të parlamentit apo vetëm 17% të votave.

Partia Qendra (Mitte) dhe ajo Liberale (FDP) morën nga 14% secila.

Ndërkohë, Partia e Gjelbër rezultoi humbësja e madhe duke rënë me më shumë se 4% në 9,2%.

Votat do të shpërndahen tani në dhomën e ulët të Kuvendit i njohur si Këshilli Kombëtar, i përbërë nga 200 vende dhe 46 vende janë parashikuar për dhomën e lartë, Këshillin e Shteteve.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës ishte 46,6 për qind, 1,5% më shumë sesa katër vite më parë. Në garë për një karrige në parlament hynë 5.909 kandidatë, nga të cilat 41 për qind ishin gra.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.