Categories: AktualitetLajme

Islami: Serbia do veriun e Kosovës pa serbët lokalë. Nuk do ketë marrëveshje gjithpërfshirëse pa embargo ndaj Beogradit

Eksperti për çështjet e sigurisë, Avni Islami nuk shpreson në arritjen e një dialogu të afërt mes Kosovës e Serbisë.

Islami u shpreh se vetëm një presion nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, duke vendosur embargo, sanksione, apo një ndryshim i pushtetit në serbi, do ulte në tavolinën e dialogut e do arrihej marrëveshje gjithëpërfshirëse e me njohje mes Kosovës e Serbisë.

Në një lidhje Skype me studion e RTSH 24, Islami u shpreh se Serbia e do asociacionin dhe veriun e Kosovës edhe pa serbët lokalë, pasi sipas tij, qëllimi i Beogradit është që ajo pjesë të aneksohet.

“Serbia do vetëm asociacionin e komunave me shumicë serbe. Asnjë marrëveshje, as atë të Brukselit e as atë të Ohrit nuk ka zbatuar. Serbia e do asociacionin dhe veriun e Kosovës edhe pa serbët lokalë. Sepse qëllimi i saj është që ajo pjesë të aneksohet, të shkëputet nga Kosova. Unë nuk pres që përmes dialogut as në një të ardhme të afërt të ketë  ndonjë marrëveshje gjithëpërfshirëse sepse Serbia nuk e do atë., Vetëm një presion nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, duke vendosur embargo, sanksione, apo një ndryshim i pushtetit në serbi, do uleshin në tavolinë e do arrinin një marrëveshje gjithëpërfshirëse e me njohje Kosovë, Serbi”, u shpreh Islami.

Ky i fundit deklaroi se nuk sheh sulm të forcave ushtarake të rregullta të Serbisë në raport me Kosovën, pasi sovraniteti e integriteti territorial i vendit është i garantuar nga KFOR dhe çdo sulm ushtarak nga ana e ushtrisë serbe, do jetë atak ndaj aleancës euroatlantike.

Pavarësisht lëvizjeve ushtarake që kemi pasur nga ana e shtetit serb, deklarata e Maqedoncit është një presion politik kjo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Por nuk shoh sulm të forcave ushtarake të rregullta të Serbisë në raport me Kosovën, pasi sovraniteti e integriteti territorial i vendit është I garantuar nga KFOR dhe çdo sulm ushtarak nga ana e ushtrisë serbe, do jetë atak ndaj aleancës euroatlantike.

Prandaj Serbia ushtrinë e vetë është duke e lëvizur që të bëjë presion jo vetëm ndaj bashkësisë ndërkombëtare, por edhe serbëve lokalë të Kosovës që ti nxisë që përmes protestave të ndikojnë në destabilizimin e Kosovës ngjashëm si 24 shtatori i vitit të shkuar”, theksoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Përgatitja e tokave për mbjelljen e grurit – Vëllezërit Lisi, koha e përshtatshme për punimin e tokave

Gjon dhe Fred Lisi nga fshati Hajmel Vau Dejës prej viteh merren me kultivimim e…

13 mins ago

Të përndjekurit takim në Shkodër – Të përndjekurit nisëm në të gjithë vendin për të drejtat e mohuara

U zhvillua sot në Shkodër një takim me të përndjekurit politik në lidhje me nismen…

15 mins ago

Kultura, meshkujt më interes se femrat – Shifrat e INSTAT tregojnë se aktivitetet kulturore ndiqen më shumë nga meshkujt

Kultura ka një rëndësi të veçantë për një komb, shtet apo qytet pasi ajo lidh…

17 mins ago

Beci takon socialistët në Pukë e Fushë Arrëz – Drejtuesi politik i PS- së për Qarkun Shkodër vijon turin prezantues

Puka dhe Fushë Arrësi, kanë qënë ndalesat e radhës të Drejtuesit Politik të PS Benet…

20 mins ago

Ahengu, traditë prej 150 vitesh – Muaji mbyllet me zhvillimin e edicionit të 12-të të “Ahengut Shkodran”

Ahengu shkodran është një nga 7 kryeveprat e trashëgimisë kombëtare shpirtërore. Ajo përbën një traditë…

21 mins ago

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Senatorin italian Luciano D’Alfonso të shoqëruar nga…

6 hours ago

This website uses cookies.