fut femra islande

fut femra islande

Islanda e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian të moshës deri në 19 vjeç në futboll për femra. Pikërisht në Arenën Kombëtare, në ndeshjen, e cila erdhi në transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, Islanda ka mundur 6-2 Skocinë.

Një fitore që është siguruar që në pjesën e parë kur Katia Trigvadotir ka shënuar në të 11’. Më pas realizon Sveinsdotir në të 25’ për ta vijuar serinë e golave Baroadotir dhe Sigurjunsdotir dhe në fundin e pjesës së parë shifrat e golave ishin 4-0 për Islandën.

Pjesa e dytë ka nisur me gol për Skocinë, kur ka realizuar Bërçill. Xhardin me një gol spektakolar rihap ndeshjen, por mendon Katia Trigvadotir për t’i dhënë fitoren Islandës, që ka shënuar në tre minuta dy gola dhe 6-2.

Një turne i Ligës A në futbollin e femrave që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, ndërsa pjesëtare të grupit A7 janë dhe Bjellorusia e Serbia. Turneu përfundon më 30 tetor.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.