Isufi: Lajmin e mora nga mediat, flet për RTSH Shkodra bashkëshorti i 27- vjeçares që tentoi vetëmbytjen
“Jam tronditur, e mora lajmin nga mediat se 27- vjeçarja ishte gruaja ime me 4 fëmijët”, kështu e nis rrëfimin e tij Ajet Isufi, bashkëshorti i gruas, e cila bashkë me 4 fëmijët e mitur, tentoi aktin ekstrem të mbytjes në ujin e lumit Buna, disa ditë më parë. Për mikrofonin e RTSH Shkodra, ai tregon se punonte në Malin e Zi, kur ka marrë një telefonatë nga bashkëshortja.
Ai hedh poshtë të gjitha akuzat, që permes mediave i janë bërë nga prindërit e bashkëshortes, duke u shprehur i hapur për t’u përballur me drejtësinë.
“Juriudikisht, nuk jam I divorcuar as në proces divorci me bashkëshorten, vijon Isufi. Pas një zënke që patëm, gruaja iku bashkë me fëmijët nga banesa dhe qendroi tek një shoqe e saj në Tiranë. Pas një fare kohe, ajo u kthye tek prindërit e saj në Shkodër dhe nga ajo ditë nuk e kam parë më, vetëm kemi folur në telefon”,- përfundon rrëfimin për RTSH Shkodra, Ajet Isufi.