Itali/ 7 vjet burg kush braktis kafshët në rrugë

785 0 62222b95739b6
Zero tolerancë ndaj kujtdo që braktis kafshën e tij në rrugë veçanërisht nëse verifikohet një aksident rrugor me pasoja vdekje ose lëndimi, thuhet në ”Kodin Rrugor të Autostradave” i cili po diskutohet në parlamentin italian, shkruan Corriere della Sera.
Në rastin e sipërpëmendur personi përgjegjës do të rrezikonte deri në shtatë vjet, sipas Kodit të ri i propozuar nga zv/kryeministri dhe ministri Trasporteve Matteo Salvini.
Amendamenti i miratuar sot parashikon përveç burgimit edhe heqjen e patentës.
Ligji i miratuar në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve përcakton “një shtrëngim të dënimeve të parashikuara tani për ata që braktisin kafshën në rrugë apo në periferi edhe aty ku nuk ndodhin aksidente”.