Itali, ndërron jetë lojtari i Kastelfiorentinos

Ka ndërruar në spitalin e Karexhit (Firence) lojtari i Kastelfiorentinos, Matia Xhani. Mësohet se 26-vjeçari ka pësuar arrest kardiak gjatë ndeshjes, të vlefshme për kategoritë amatore, mes Kastelfiorentinos dhe Lançoto Kampit.
Sipas mjekëve futbollisti ka ndërruar jetë në spital ku mbërriti në një situatë shëndetësore tejet të kompromentuar. I pari që e kishte asistuar duke i ushtruar masazh kardiak ishte mjeku i skuadrës.