Categories: AktualitetLajme

Itali-Shqipëri, zhvillohet takimi i dytë në nivel politik të Komitetit të Përbashkët Ekonomik

Në Ministrinë e Jashtme Italiane të mërkurën zhvillohet takimi i dytë në nivel politik i Komitetit të Përbashkët Ekonomik (KPE) Itali-Shqipëri.

Takimi drejtohet nga Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Italisë, Antonio Tajani.  Në takim do të marrin pjesë edhe ministri italian i Bujqësisë, Sovranitetit Ushqimor dhe Pylltarisë, Francesco Lollobrigida, ministri i Mjedisit dhe Sigurisë së Energjisë, Gilberto Pichetto Fratin dhe nënsekretari i Infrastrukturës dhe Transportit, Tullio Ferrante.

Nga pala shqiptare do të jenë të pranishëm zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ministrja për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Anila Denaj, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

”Me këtë takim synojmë të konfirmojmë nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes Romës dhe Tiranës. Shqipëria është një partnere strategjike e Italisë, me të cilën duam të forcojmë më tej bashkëpunimin”, tha Tajani, ndërsa ritheksoi se Ballkani Perëndimor përbën një zonë prioritare për politikën e jashtme italiane.

Italia është tregu i parë për mallrat shqiptare si edhe eksportuesja kryesore e Shqipërisë.

Shkëmbimi tregtar u rrit me mbi 16% në vitin 2022 duke tejkaluar 3,3 miliardë euro.

”Marrëdhëniet tashmë të shkëlqyera ekonomike mund të bëjnë një hap të mëtejshëm në cilësi falë edhe përfshirjes së sektorit privat tashmë të pranishëm në mënyrë të dukshme në Shqipëri me SME-të. Italia arrin rezultate të mëdha kur arrin të punojë si ekip. Me këtë rast falënderoj veçanërisht kompanitë ‘Cassa Depositi’ e ‘Prestiti’, ‘Ferrovie dello Stato’, ‘Terna’, ‘Fincantieri’, ‘Leonardo’ dhe ‘ITA Airways’ për gatishmërinë e tyre për të zhvilluar bashkëpunime konkrete”, deklaroi Tajani.

Punimet do të fokusohen në infrastrukturë, energji dhe agroindustri.

”Ne duam të konsolidojmë marrëdhëniet tona me Shqipërinë duke u fokusuar në forcimin e marrëdhënieve, në rrjetin e energjisë elektrike dhe zinxhirin e furnizimit bujqësor. Përvoja italiane do të kontribuojë konkretisht në planet e zhvillimit të qeverisë shqiptare”, përfundoi Tajani.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

10 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

10 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

11 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

11 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

11 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

11 hours ago

This website uses cookies.