Itali, Spalletti: Ishin shumë më të fortë se ne
“Ata ishin shumë të fortë dhe fituan me meritë”. Këtë e ka pranuar edhe trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, pas disfatës ndaj Spanjës në ndeshjen e dytë të Euro 2024.
“Diferencën e bënte freskia, ne shpesh bënim lexime me vonesë. Çelësi i problemit është se ishim nën nivel për shkak të reagimit dhe për të rifituar pozicione të ulëta, na krijuan probleme në shpejtësinë e zgjedhjeve”, tha trajneri i Italisë në mikrofonat e Rai-t pas ndeshjes
“Kur futa lojtarë më të freskët ne rikuperuam intensitetin tonë dhe krijuam situata për të barazuar. Kroacia? Varet se si arrijmë atje. Nëse nuk kemi zgjedhje se si të luajmë topin, bëhet e vështirë”.