Italia, e artë në qitjen shotgan skit
![Italia, e artë në qitjen](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/08/Italia-e-arte-ne-qitjen.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
Italia është medaliste e artë në qitjen shotgan skit në dyshen ekipore mikse. Qitja me shotgan skit është pjesë e qitjes me pjatel dhe është zhvilluar në Poligonin e Qitjes në Shatero. Italia e përbërë nga Roseti dhe Bakosi ka patur përballë çiftin amerikan Smith e Hankok. Kanë qenë nga gjashtë seri goditjesh me katër secila, ndërsa në fund, përmes një rivaliteti shumë të madh, Roseti dhe Bakosi kanë fituar 45-44.
Ndërkohë finalja për medaljen e bronztë ka patur të njëjtat emocione, sepse si Kina, ashtu dhe India kanë dashur fort të jenë në podiumin e medaljeve për Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Kina është përfaqësuar nga Liu Janlin dhe Jiang Jiting, kurse indianët nga Naruka dhe Kauhan. Në fund medalja e bronztë ka shkuar për kinezet, që kanë fituar 44-43.
E në këtë mënyrë qitja ka mbyllur garat e saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, kurse Italia ka shkuar në numrin 9 të medaljeve të arta, atje ku tanimë kryeson Kina me 21 të tilla.