Categories: LajmeSportFutboll

Italia ëndërron 9 skuadra në Kupat e Evropës, ja kombinimet

Me Atalantën dhe Fiorentinën në finalet e Europa dhe Conference League, Italia mund të ëndërrojë vërtet të arrijë “xhekpotin” në kupat evropiane sezonin e ardhshëm.

Arsyeja është e lehtë të thuhet: nëse tashmë janë tetë skuadra italiane të kualifikuara në kupat e ndryshme, me sukseset e mundshme të Atalantës dhe Fiorentinës do të shtohej një ekip shtesë me ëndrrën e madhe për të parë edhe skuadrën e gjashtë italianë në Champions League.

Le të shohim kombinimet e ndryshme duke marrë parasysh renditjen aktuale të Serisë A me Atalantën në vendin e pestë dhe Fiorentinën në vendin e nëntë.

NËSE ATALANTA DHE FIORENTINA HUMBASIN NË FINALE- Skenari që sheh humbjen në të dyja finalet, në këtë rast situata aktuale do të konfirmohej me tetë skuadra të kualifikuara në kupat e Europës, pesë prej të cilave në Ligën e Kampionëve, dy në Europa League (e gjashta dhe e shtata) dhe një në Ligën e Konferencave (e teta).

NËSE ATALANTA FITON DHE FIORENTINA HUMB -Vetëm suksesi i zikaltërve nuk do të zgjeronte gamën e skuadrave të kualifikuara, por do të ndryshonte shpërndarjen: gjashtë në Champions League (5 të parat  plus Atalanta për fitimin e kupës), një në Europa League (e shtata) dhe një në Ligën e Konferencës (e teta).

NËSE FIORENTINA FITON DHE ATALANTA HUMB – Vetëm suksesi i Fiorentinës do ta çonte numrin e skuadrave italiane në Evropë në nëntë, ndërsa do të mbante “vetëm” pesë në Champions League (pesëshen më të mirë në Serie A). Fiorentina do të shkonte në Europa League së bashku me të gjashtin dhe të shtatën, me të tetën në Ligën e Konferencës.

NËSE FITOJNË TË DYJA, ATALANTA DHE FIORENTINA -Skenari më i ëmbël parashikon nëntë skuadra italiane në Evropë, gjashtë prej të cilave në Ligën e Kampionëve: një triumf. Gjashtë më të mirat do të shkojnë në Champions League, dy në Europa League (e shtata plus Fiorentina) dhe një në Ligën e Konferencave (e teta).

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

6 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

6 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

6 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

8 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

8 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

9 hours ago

This website uses cookies.