Italia, fitore me dhjetë lojtarë
Italia e ka nisur me këmbë të mbarë Kampionatin Europian të moshës deri në 17 vjeç në futboll për djem, që është duke u zhvilluar në Qipro. 2-0 ndaj Polonisë, edhe duke qenë për më shumë se sa 40 minuta me dhjetë futbollistë. Italianët e kanë gjetur shpejt golin, teksa në të 5’, Moskoni shënon në portën polake.
Longoni është pengesë për polakët për të gjetur golin e barazimit. Në pjesën e dytë në të 52’, Natali është ndëshkuar me karton të kuq. E megjithatë Italia është mbajtur mirë dhe në një kundërsulm në të 72’, ndërtuar nga Balo e Moskoni, Coleta shënon golin e dytë.
Gieroba godet shtyllën në të 86’ dhe në vërshëllimën e fundit të Noguiera, 2-0 për Italinë. Ndërkohë në ndeshjet e tjera Sllovakia ka barazuar 0-0 me Suedinë, Portugalia ka fituar 2-1 me Suedinë, kurse Anglia ka mundur 3-0 Francën.
Kampionati Europian i moshës deri në 17 vjeç, që po vjen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, përfundon më 5 qershor.