Italia e ka nisur me këmbë të mbarë Kampionatin Europian të moshës deri në 17 vjeç në futboll për djem, që është duke u zhvilluar në Qipro. 2-0 ndaj Polonisë, edhe duke qenë për më shumë se sa 40 minuta me dhjetë futbollistë. Italianët e kanë gjetur shpejt golin, teksa në të 5’, Moskoni shënon në portën polake.
Longoni është pengesë për polakët për të gjetur golin e barazimit. Në pjesën e dytë në të 52’, Natali është ndëshkuar me karton të kuq. E megjithatë Italia është mbajtur mirë dhe në një kundërsulm në të 72’, ndërtuar nga Balo e Moskoni, Coleta shënon golin e dytë.
Gieroba godet shtyllën në të 86’ dhe në vërshëllimën e fundit të Noguiera, 2-0 për Italinë. Ndërkohë në ndeshjet e tjera Sllovakia ka barazuar 0-0 me Suedinë, Portugalia ka fituar 2-1 me Suedinë, kurse Anglia ka mundur 3-0 Francën.
Kampionati Europian i moshës deri në 17 vjeç, që po vjen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, përfundon më 5 qershor.
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
Qendra Shëndetësore në lagjen “Xhaferraj” të Anës së Malit duhet duhet t’u jepte ndihmë mjekësore…
Në këtë ditë besimtarët katolikë të Shkodrës kanë një lutje më shumë. Meshën e kësaj…
This website uses cookies.